Koreja e Veriut zhvendos raketat

24/11/2012 00:00

Koreja e Veriut po zhvendos drejt një baze veriore përbërës të raketave balistike, lëvizje kjo që mund t’i paraprijë manovrave ushtarake stërvitore, e ndoshta edhe provokime të reja për fqinjët.

Lajmi njoftohet nga gazeta e përditëshme financiare japoneze, Nikkei. Sipas kësaj gazeta pjesët e raketave po dalin nga bazat e tyre në kryeqytetin Penian e po zhvendosën në një bazë veriore të lëshimit të tyre, ku disa herë gjatë kohës së sundimit të Kim Jong iL, janë kryer testime luftarake.

Analistët thonë se bëhet fjalë për një lëvizje që synon ngjalljen e panikut në Japoni dhe në Korenë e Jugut, dy vendet armike të vendit komunist që në muajin dhjetor përgatiten të zgjedhin.

Në Japoni më 16 dhjetor do të votohet parakohe për parlamentin e ri. Kryeministri Noda shpërndau parlamentin dhe thërriti për zgjedhje të parakohëshme, ndërsa në Korenë e Jugut do të votohet më 19 dhjetor për presidentin e ri të vendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta