Kinë, shpërthim në restorant, 14 viktima
24/11/2012 00:00
Një shpërthim i fuqishëm në një restorant shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosi disa të tjerë në provincën Jinzhong në Kinën Veriore.
Mediat vendase flasin për 47 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi në brendi të ambientit.
Restoranti ishte i profilizuar si “hot-pot”, apo kuzhina tradicionale kineze ku është vetë klienti që gatuan ushqimin e tij të preferuar nëpërmjet sobës së gazit të vendosur në qendër të tavolinës.
Autoritetet dyshojnë se pakujdesia në një tavolinë ka provokuar shpërthimin zinxhir në 7 tavolina të tjera, megjithatë hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.
Top Channel