Policia greke arrestoi mëngjesin e së shtunes grabitësit e Muzeut të
Olimpias së Lashtë. Lajmi behet publik prej burimeve lokale, te cilat
njoftojne se ne duart e policise rane tre shtetas grek te moshave 35-45
vjec.

Grabitja e Muzeut te Olimpias,qytetit qe njihet ne mbare boten si vendi ku zhvilloheshin Lojrat Olimpike ne Greqine e lashte, ndodhi mengjesin e dates 17 shkurt te ketij viti.Gjate agresionit,tre presonat tashme te arrestuar,lidhen rojen dhe nxorren jashte perdorimit sistemin e alarmit.Ata thyen xhamat e vitrinave dhe grabiten 65 nga 460 sendet e ekspozuata ne muze.

Lajmi per vjedhjen e muzeut beri xhiron e botes dhe solli ne pah boshlleqet e medha te sigurise ne muzete greke. Sipas policise,tre te arrestuarve iu gjeten shumica e 65 objekteve te grabitura ne muze. Ata po tentonin t’ua shisnin ato disa bashkepunetoreve te policise,kundrejte shumave te medha parash.

Prej hetimeve te deritanishme,rezulton se vjedhja ishte kryer prej tre te arrestuarve dhe dy bashkepunetoreve te tyre,te shpallur ne kerkim. Per grabitjen e Muzeut te Olimpias jane ndaluar dy shtetas shqiptare,por pas zhvillimeve te fundit pritet te rrezohen akuzat ndaj tyre dhe te lihen te lire.Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan sendet e grabitura, nje sasi parash dhe nje axhende kontaktesh te grabitesve me koleksioniste nga vende te ndryshme te botes.

Top Channel