Ekspertët kontabël, roli i tyre në kohë krize i domosdoshëm

24/11/2012 00:00

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar organizoi me rastin e
15-vjetorit një konferencë kombëtare me titull ’15 vjet në shërbim të
profesionit dhe biznesit’.

Kryetari Hysen Çela, kryetar i IEKA-s theksoi se ne kushtet e krizes, roli i kontabilistëve bëhet edhe më i rëndësishëm.

“Jetojmë në një kohë kur krizat po i lenë vendin njëri-tjetrës, ose mpleksen me njëra-tjetrën. Por pavarësisht se ekonomia jonë nuk e ndjeu në mënyrë të drejtpërdrejtë efektiv, përsëri efektet e saj janë të dukshme. Unë do të evokoja rolin që ka profesioni jonë për të rivendosur besimin publik”, tha Çela

Instituti i Eksperteve Kontabel u krijua në Nentor të vitit 1997, me statusin e nje shoqate profesionale jo fitimprurese. Ai grupon ekspertet kontabël të autorizuar në gjithë vendin si dhe mbikëqyr përgatitjen dhe certifikimin e tyre.   

Top Channel