Egjipt, policia shpërndan natën protestën

24/11/2012 00:00

Protestuesit opozitarë që u vendosën në tendat e ngritura në sheshin Tahrir në Kajro, u shpërndanë gjatë natës nga forcat e policisë.

Protestat janë thërritur nga të gjitha fraksionet qeveritare pas dekretit të presidentit Mohamed Morsi që ndalon të gjitha institucionet e tjera të vendit, përfshirë këtu ato të drejtësisë, që t’i anulojnë vendimet e marra.

Protestuesit e vendosur në tenda të premten pasdite, deklaruan se do të qendrojnë në sheshin simbol të lirisë për një javë rresht. Por gjatë orëve të natës ndërhyrja e forcave të policisë me gaz lotsjellës ka shpërndarë turmën.

Udhëheqësit e opozitës kërkuan sërish revolucion për të ndalur atë që ata e quajnë kalimin e vendit në një dikaturë. Shoqatat të të drejtave të njeriut dhe juristë vendas thanë se lëvizja e presidentit është një goditje për revolucionin dhe demokracinë dhe se me anë të saj ai është në gjurmët e Hosni Mubarak i rrëzuar me protesta popullore shkurtin e 2011-ës.

Opozita deklaron se nuk do të tërhiqet nga qendrimi i saj për të mbrojtur demokracinë dhe revolucionin. Presidenti Morsi reagoi duke deklaruar se pikërisht për të mbrojtur demokracinë dhe revolucionin nxorri dekretin e tij. Ai shkarkoi kryeprokurorin e përgjithshëm të vendit si dhe kërkoi rigjykim për të gjithë të akuzuarti për vrasje dhe dhunë ndaj demostruesve gjatë protestave anti-Mubarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB