Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Mbyllja pa rezultat e bisedimeve për buxhetin e ri të BE-së në Bruksel
tregoi se ndasitë mes liderëve të bllokut për këtë çështje ishin më të
mëdha se përputhshmëritë.
Nga pikëpamja strukturore, buxheti i bllokut ka devijuar keto vitet e fundit nga subvencionet e pastra drejt stimujve për më shumë investime.Pas një natë thuajse pa gjumë Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy paraqiti në Bruksel një propozim të ri për buxhetin e BE-së deri në fund të dekadës.
Vëllimi mbetet rreth 1 bilion € për vitet 2014-2020, por Van Rumpuy përmbushi disi kërkesat e përfituesive të subvencioneve bujqësore dhe programeve mbështetëse për zonat rurale. Nga lista u hoqen projektet e medha infrastrukturore. Megjithate kontribuesit e medhenj kerkojne kursime të mëtejshme.
Drama e ardhshme e buxhetit duhet programuar ndoshta per janarin e 2013-tes, ashtu sic profetizoi kancelarja Angela Merkel, e cila u perpoq t’i ulte pritshmerite per rezultatin e takimit. Nga delegacioni gjerman u theksua se qëndrimet e 27 vendeve anëtare janë të papajtueshme, sidomos Britania e Madhe ndihet e lënë menjane. ne samitin e brukselit, ishin te gjithe kunder te gjitheve, thone mediat e huaja.
Van Rompuy me kreun e Komisionit Europian Barroso u përpoqën me orë të tëra te bindnin përfaqësuesit e vendeve të BE-së, madje deri prag të lodhjes fizike si u tha nga zyrtarët ne bruksel, pa sukses. Barroso kërkon vazhdimisht më shumë para për investime në të ardhmen dhe programe shkollimi qe te ndihmojne te luftohet papunesia e te rinjve.
Si kreu i administratës së BE-së, ai eshte i interesuar të mos zvogëlohet numri i personelit. Shpenzimet e përgjithshme dhe administrative përbëjnë rreth gjashtë për qind të buxhetit, ose 64 miliardë euro për periudhën 2014-2020.
Buxheti, krisja e madhe e Europës
Mosmarrëveshjet për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian në samitin e
ditës së premte në Bruksel, nxorrën në pah krizën e thellë nëpër të
cilën po kalon unioni, ndoshta më e madhja në 60 vitet e ekzistencës së
tij.
Në Samit u pa qartë një ndarje mes vendeve të mirëqëna e me financa të balancuara të veriut të Europës dhe atyre të jugut të zhytura në borxhe, me dy qendrime krejtësisht të kundërta.
Grupi i parë, me partizanin kryesor kryeministrin britanik, David Cameron bëri thirrje për ulje të shpenzimeve, ndërsa grupi i dytë, me në krye Francën kërkoi rritjen e tyre.
Londra kërkoi aleancën e Berlinit për planin e saj, ndërsa mbështetje mori nga Holanda, Suedia dhe Finlanda. Parisi siguroi mbështetjen e Spanjës, Italisë dhe Portugalisë. Kryeministri Cameron kritikoi qendrimin e Francës dhe vendeve të tjera.
“Duket sikur liderët dhe institucionet e Brukselit jetojnë në një univers paralel. Ne nuk mund të tregohemi cingunë në shtëpinë tonë e më pas të vijmë në Bruksel e të jemi dorëlëshuar”, tha kryeministri britanik.
Top Channel