Shqipëria dhe Maqedonia kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë
dypalësh për projekte të përbashkëta të zhvillimit mes dy vendeve dhe
për politikën e jashtme të tyre.
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Nikolla Gruevski,i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, besojne se po bejne maksimumin ne permbushjen e detyrimeve para qytetareve, per te pershpejtuar projektin e perbashkët te integrimit europian.
Por, qe nga 2009, Maqedonia, megjithe rekomandimin e Komisonit Europian, nuk ka mundur te beje perpara ne negociatat per anëtaresim, per shkak te vetos se Greqise per emrin, ndersa Shqiperia, po qe nga 2009-ta, vazhdon te mos kete progres per statusin e kandidatit, per shkak te problemeve te brendshme politike.
Kryeministri Gruevski thote se i takon Greqise te zbatoje vendimet e gjykates nderkombetare dhe te heqe dore nga vetoja.
“Nuk eshte çeshtja a do te bëhen lëshime, por çeshtja është nese ka vullnet te mire, te respektohet e drejta nderkombëtare dhe me vullnet te mire te gjendet zgjidhje sa me shpejt dhe kjo te pranohet nga te dy popujt”, tha Gruevski.
Ndersa Kryeministri Berisha theksoi se ne rastin e Shqiperise bllokimi ka emrin e kreut te opozies, Edi Rama.
“Në rastin e parë (kontesti mes Shkupit dhe Athines per emrin) kemi të bejme me nje bllokim nga jashte, ne rastin e dyte kemi te bejme me nje bllokim nga brenda. Neqoftese ne rastin e pare ka nje angazhim nderkombetar per te ndihmuar te dy vendet per te gjetur zgjidhje, dje ne Parlamentin Europian, ne Komisionin e Jashtëm eshte votuar per rekomandimin e ketij insitucioni kryesor te Bashkimit Europian per statusin e kandidatit per Shqiperine. Do te doja qe zoti Rama te lexonte kete votim. I garantoj shqiptaret se, nese Fieri do te qendronte si problem, ajo rezolute do te kishte jo nje, por disa nene per Fierin. Jo se kete zoti Rama nuk e ka ngritur ne te gjitha instancat qe ka mundur ta ngreje, por ka marre nje pergjigje te prere, se nuk shohin asnje lidhje midis Fierit dhe votimit te tre ligjeve ne Parlament, qe Zoti Rama i bllokon. Fakti qe mocioni nuk pranohet, fakti qe u terhoqen nga gjykimi i çeshtjes, te gjitha keto deshmojne se tani jane te kenaqur se permbushen misionin”, tha Berisha.
Topalli: Rama të votojë ligjet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pershendeti vendimin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili votoi pothuajse ne unanimitet projektrezoluten, qe i kerkon Këshillit Europian t’i jape statusin e kandidatit Shqiperise, pasi ajo te kete permushur rekomandimet e Komisionit Europian per votimin e tre ligjeve.
Duke vleresuar kete qendrim te eurodeputeteve, zonja Topalli, shprehu shqetesim per ate qe e cilesoi si “pengese te brendshme”, me te cilen identifikoi opoziten dhe kreun e saj Edi Rama. Kryetarja e Kuvendit kerkoi nga Partia Socialiste te nderprese qendrimin e saj te demshem per vendin dhe te votoje njesoj si koleget europiane.
“Ata nuk janë shqiptarë, por votuan për Shqipërinë. Edhe dje në Kuvendin e Shqipërisë ishin në axhendë si për disa muaj rresht, tre ligjet që kërkon Evropa. Por koleget e mi socialistë nuk i votuan ato. Ata janë shqiptarë por nuk votuan për Shqipërinë. Refuzimi i zotit Rama për të votuar tre ligjet nuk është karshillëk ndaj qeverisë, as ndaj Komisionit Evropian, as ndaj Parlamentit Evropian.Refuzimi për të votuar tre ligjet është karshillëk ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.Prandaj gjej rastin si Kryetare e Kuvendit të përsëris thirrjen time për zotin Rama, për votimin e këtyre tre ligjeve.Nuk ia kërkoj si dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë, ia kërkoj si detyrë, detyrë ndaj shqiptarëve të cilët e mbajnë në politikë”, tha Topalli.
AK: Gruevski i ankohet Berishës
Në takimin e zhvilluar sot në Tirane. Kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevsi i eshte ankuar Kryeministrit Berisha per Aleancen Kuqezi. Kjo Aleance thote se sipas burimeve konfidenciale nga takimi, Gruevski i ka thene Berishes se Aleanca Kuqezi është me e rezikshme se lëvizja Vetëvendosja.
Sipas AK-se, Gruevski i ka kerkuar Berishes te shmange kete parti politikisht, pasi ka ringjallur elementet ekstremiste dhe nacionaliste ne Maqedoni.
Nishani-Gruevski: Stabiliteti i Maqedonisë, me rëndësi prioritare
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, pas takimit me kryeministri Berisha, u drejtua për në zyrën e Presidencës, ku zhvilloi edhe një takim zyrtar me kreun e shtetit, Presidentin Bujar Nishani.
Në fjalën e tij, Gruevski i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëiet midis Tiranës dhe Shkupit zyrtar, ndërsa përsëriti dhe ngriti lart “planin e përbashkët” për integrimin në strukturat euroatlantike.
Kryeministri maqedonas vlerësoi gjithashtu reformat që ka realizuar Tirana për të përmbushur standartet europiane.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani theksoi se për Shqipërinë, “stabiliteti i Maqedonisë dhe i rajonit të Ballkanit është një element me rëndësi prioritare”.
Top Channel