Taksimi, bie marrëveshja gjermano-zvicerane

23/11/2012 20:40

Dhoma e Lartë e Parlamentit Gjerman refuzoi një marrëveshje të arritur më parë me Zvicrën, mbi taksimin e aseteve gjermane të mbajtura në bankat e këtij vendi.

Marrëveshja do të kishte lejuar gjermanët që kanë asete të padeklaruara në Zvicër që t’i shpëtonin ndëshkimit, duke paguar 21-41% të pasurive të tyre si taksë për shtetin.

Më parë, të dy qeveritë kishin rënë dakord për këtë taksim në muajin prill dhe marrëveshja do të hynte në fuqi në janar, por vetëm pasi të ratifikohej nga parlamentet përkatëse.

Refuzimi që bëri dhoma e lartë e Parlamentit Gjerman, Bundesrati, zgjat mosmarrëveshjet midis dy vendeve për mënyrën se si do të veprohet me 180-200 miliardë euro asete gjermane të fshehura në Zvicër.

Përpara votimit, ministri i Financave, Wolfgang Schauble, bëri thirrje për të mbështetur marrëveshjen, e konsideruar prej tij si “zgjidhja më e mirë për këtë situatë të pakënaqshme”.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës në dhomën e lartë theksuan se pranimi i një marrëveshje të tillë “do t’i bënte taksapaguesit e ndershëm të dukeshin si budallenj”.

Sipas tij, shteti nuk mund të trajtojë ndryshe qytetarët e tij dhe kjo marrëveshje do të bënte pikërisht këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA