Zëvendësdrejtoresha e Organizates se Europës Juglindore,Johanna Deimel e
konsideron shumë të vështirë marrjen e statusit kandidat në muajin
dhjetor.
Shqipëria, – i tha ajo Deutsche Welle-s, duhet të mendojë më parë për rritjen e standardeve. Numri dy i njërit prej institucioneve më me influence në Gjermani përsa i takon fushës së kërkimeve dhe këshillimit politik mbi Ballkanin, mendon se përfshirja e ndërkombëtarëve në krizat politike të Shqipërisë po shkon drejt një limiti.
“Vërej se në rrugën drejt statusit kandidat, sigurisht që ka presion që vjen nga jashtë, presion, i cili është ende i nevojshëm për të mbajtur politikanët shqiptarë në shina,- thote Deimel. – Por më mirë akoma do të ishte që vetë shqiptarët dhe klasa qeverisëse të arrinin standardet evropiane në të mirë të popullit, e jo thjesht të përmbushin kriteret e vendosura nga ndërkombëtarët”.
E pyetur nese konsideron se perfaqesuesit nderkombetare kane bere perpjekjet e duhura per zgjidhjen e ngercit te kontestimeve ne zgjedhjet e 2009-tes dhe ato lokale te 2011-tes, Deimel tha se pikerisht amendimet kushtetuese te 2008-tes ishin ‘shkelmi’ i forte qe nxorri ne pah problemet gjate zgjedhjeve.
“Shpresoj qe votimet e 2013-tes te jene vertet te lira”,- shprehet ajo, ndersa thekson edhe nje here se ky eshte nje nga prioritet kyce qe Shqiperia duhet te permbushe.Ne nje raport te hartuar prej organizates ku ajo punon, permenden edhe sistemi gjyqesor, dosja ‘Gërdeci’, video-skandali Meta-Prifti dhe viktimat e 11 Janarit.
“Ne e quajme kete “kurth ligjor”, thote Deimel. Që do të thotë se për të gjitha këto vendime gjykatash, ndërkombëtarëve iu desh të binin në grackë pasi njohën dhe pranuan këto vendime, edhe pse ato nuk përputheshin jo vetëm me moralin, por edhe me logjikën gjyqësore se cili duhet të ishte vendimi i vërtetë. Intervista mbyllet me mendimin e saj sesa eshte gati Shqiperia per te qene pjese e BE-se, pavaresisht reformave.
“Do te jete shume, shume e veshtire,- thote Deimel. – Unë dhe kolegët e mi besojmë se statusi i vendit kandidat është mjeti i vetëm që të mbajë në vijimësi procesin e reformave. Shikoj perreth shume kriticizëm dhe skepticizëm përreth. Holanda, për shembull, ishte shumë e qartë kur tha se vendi nuk është ende gati. Dhe ne të gjithë e dimë se Këshilli i Evropës ka 27 vota, dhe sikur vetëm njëri prej tyre të mos votojë në favor të Shqipërisë, statusi nuk do të merret. Dhe më duhet të them që masa e kritikëve është gjithnjë e në rritje”.
Top Channel