Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës
Forcat besnike të regjimit të presidentit Bashar al Assad rinisën bombardimet ajrore dhe me artileri të rëndë në rrethinat e Damaskut, qytetit të Alepos dhe të Daras.
Lajmi njoftohet nga burime opozitare sipas të cilave vetëm ditën e enjte janë regjistruar 151 të vrarë, 66 prej të cilëve vetëm në rajonin e Damaskut.
Luftime të ashpra u raportuan edhe në Alepo, prej muajsh i shndërruar në shesh-betejën kryesore mes forcave të presidentit Assad dhe rebelëve për kontrollin e tij. Qyteti verior konsiderohet si një pikë strategjike në këto luftime dhe vendimtare për fatin e luftës civile që ka përfshirë vendin.
Pak ditë më parë, në një takim në Doha të Katarit, fraksionet e përçara opozitare vendosën të bashkohen në një udhëheqje të vetme. Organizmi i dalë nga kjo mbledhje u njoh menjëherë si përfaqësia e vetme legjitime e popullit sirian nga gjashtë vendet e Gjirit Persik, më pas nga Turqia, Franca dhe Britania e Madhe.
Top Channel