Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka miratuar një nga kërkesat e investitorëve për shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave deri më 15 janar 2013.

Sipas një komunikate nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kjo shtyrje është ndikuar edhe nga interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës si anëtare e BERZH.

Gjithashtu, ky veprim është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, me qëllim të ofrimit të kohës adekuate për përgatitje të ofertave për kompanitë aplikante.

KQP në mbledhje analizoi progresin e deritanishëm në lidhje me privatizimin e PTK-së dhe vlerësoi se ky proçes është duke vazhduar sipas standarteve më të larta ndërkombëtare dhe autorizimeve të dhëna nga Kuvendi dhe qeveria e Kosovës.

KQP gjithashtu shqyrtoi edhe interesimin e BERZH dhe institucioneve tjera financiare si Korporata Financiare Ndërkombëtare për proçesin dhe konsideroi se përfshirja e institucioneve të tilla serioze, në mbështetje të kompanive të parakualifikuara, është një garanci shtesë për suksesin e projektit.

Top Channel