Mohamed Morsi “vetëshpallet faraon”

23/11/2012 00:00

Opozita egjiptiane bërri thirrje për protesta masive ditën e premte kundër dekretit të presidentit Mohamed Morsi që i jep këtij të fundit kompetenca të zgjeruara e të pakundërshtueshme.

Sipas opozitës, me këtë dekret, Morsi u vetëshpall “faraon” dhe goditi rëndë ligjet dhe kushtetutën e vendit.

“Ky vendim është një goditje për demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të
gjithë egjiptianëve të dalin në të gjitha sheshet dhe rrugët e vendit
për të protestuar kundër këtij dekreti”, deklaroi kreu i sindikatës së
juristëve, Sameh Ashour përkrah të cilit qendronin dy udhëheqësit e
opozitës, Mohamed ElBaradei dhe Amr Moussa.

Dekreti i lëshuar së fundmi citon se vendimet e presidentit nuk mund të rrëzohen nga asnjë autoritet tjetër, përfshirë këtu edhe Gjykatën Supreme apo të tjera organe të lartë të drejtësisë që mbrojnë Kushtetutën e vendit.

Mbështetësit e presidentit, që u mblodhën ditën e enjte para Gjykatës Supreme në Kajro për të festuar dekretin, thonë se lëvizja është mëse e nevojshme për të mbrojtur revolucionin egjiptian.

Pak muaj më parë, një vendim i dekretit të presidentit Morsi që shkarkonte Prokurorin e Përgjithshëm të vendit u cilësua si një lëvizje anti-kushtetuese nga Gjykata Supreme në Egjipt, por me dekretin e ri, jo vetëm që asnjë institucion tjetër nuk do të mund të hedhë poshtë vendimet e presidentit, por ato bëhen edhe të padiskutueshme.

Tension në Egjipt

Ne kete menyre, pas vleresimit te larte qe mori ne nivel nderkombetar per rolin e tij ne arritjen e armepushimit mes Izraelit dhe Hamasit, Morsi vazhdon te perballet me probleme te medha brenda kufijve. Vendimi i tij per shkarkimin e prokurorit publik aspak popullor ne vend dhe rigjykimin e lidereve te regjimit te Mubarakut, ishte nje perpjekje per te kenaqur revolucionaret e rinj.

E megjithate, shume vete jane alarmuar nga shtirja e kompetencave te tij dhe sidomos pjesen qe i percakton vendimet e presidentit si perfundimtare dhe te pakontestueshme. Me kete levizje, thone kritiket, Mursi do te behet edhe me i fuqishem sesa lideri autokrat qe egjiptjanet rrezuan me protesta popullore vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA