Kore, rikthehen provokimet e Penianit

23/11/2012 16:20

Korea e Veriut iu rikthye të premten provokimeve të ashpra me fqinjët jugorë teknikisht në gjendje lufte, në ditën në të cilën u përkujtua bombardimi i një ishulli në jug të paralelit 38, ngjarje ne te cilen mbetet te vrare kater koreanojugore.

Paraleli 38 është ai që ndan kufirin midis dy shteteve koreane.

Pas një përshkallëzimi tensionimesh mes vendeve, Peniani bombardoi ishullin e Yeonpjeongut në 23 nëntor 2010, në një incident që për pak rinisi luftën e pushuar në vitin 1953 me një armëpushim, por pa traktat paqeje.

Gjatë ditës, qeveria e Koresë së Jugut realizoi një seri aktivitetesh përkujtimore dhe disa ushtrime ushtarake në zonë.

Si kundërpërgjigje, Peniani publikoi një deklaratë, në të cilën konsiderohej ky gjest si një provokim dhe shprehej pendesa për “ndërprerjen e bombardimeve dhe mosdërgimin në fund të detit të ishullit”.

Ishulli i Yeonpjeongut, ku ndodhet një bazë e rëndësishme ushtarake dhe një popullsi e vogël civile, ndodhet vetëm dy milje larg kufirit të diskutueshëm ujor midis shteteve dhe 12 kilometra nga brigjet koreanoveriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA