Hua madhore për të shpëtuar Qipron

23/11/2012 15:50

Qipro u shndërrua zyrtarisht ditën e premte në vendin e pestë të Eurozonës që ka nevojë për një paketë shpëtimi financiar, pasi Nikosia zyrtare firmosi një kredi madhore me partnerët e saj ndërkombëtare.

Vendi i drejtoi kërkesën për kreditim vendeve të Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin qershor, duke theksuar se një hap i tillë ishte i domosdoshëm për të rimëkëmbur sektorin bankar dhe për t’I dhënë kështu një impuls të ri rritjes ekonomike.

Në bazë të marrëveshjes, në arkat e shtetit ishull me 1,2 milionë banorë do të shkojnë 16 miliardë euro.

Megjithatë, përpara se marrëveshja të zbatohet, ajo duhet të aprovohet nga parlamenti i çdo vendi anëtar që do të kontribuojë në huanë madhore.

Qipro është duke vuajtur rëndë pasojat e krizës greke dhe bankat po përjetojnë probleme të rënda financiare.

Një studim i mëparshëm i nëntorit tregoi se në total, bankat qipriote përballen me detyrime dhe borxhe të përgjithshme prej 152 miliardë eurosh, ose një shumë tetë herë më e lartë se Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i shtetit në një vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA