Egjipt, rikthehen turbullirat

23/11/2012 15:40

Protestuesit në Egjipt i vunë vlakën selive të Vëllazërisë Muslimane në disa qytete të ndryshme, raportoi të premten televizioni shtetëror.

Sulmi ndaj partisë islamike në pushtet ndodhi pasi Presidenti Mohammed Mursi shpalli një dekret, i cili i garanton atij pushtet të zgjeruar, që bënë disa mediat ndërkombëtare ta etiketonin si “faraoni” i ri i Egjiptit gjatë ditës.

Në bazë të ndryshimit ligjor, dekreti dhe vendimet e Mursit nuk mund të revokohen nga asnjë autoritet shtetëror, përfshi edhe ato gjyqësor.

Si rrjedhojë, mbështetësit dhe kundërshtarët e Vëllazërisë janë duke mbajtur manifestime pothuajse në të gjithë qytetet kryesore të Egjiptit.

Shumë prej kundërshtarëve të këtij dekreti e kanë krahasuar presidentin me diktatorin Mubarak, i cili u largua nga pushtetit në shkurt 2011, pas protestave mbarëkombatare që i kushtuan jetën të paktën 860 personave.

Mursi u shndërrua në presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, pas sundimit 32-vjeçar të Mubarakut, por prirja autoritare për të forcuar më tej pushtetin në duart e tij po shihet me një shqetësim në rritje nga vendet perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA