Debate për buxhetin e BE

23/11/2012 00:00

Samiti i lidereve europiane në Bruksel hyri në ditën e dytë, por
kancelarja Angela Merkel ka hedhur dyshime mbi mundesine e arritjes se
nje marreveshjeje per buxhetin e ri te bllokut, qe perben dhe boshtin e
takimit.

Negociatat per buxhetin e viteve 2014-2020 u shtyne per sot, ndersa celja e samitit te enjten u vonua me tre ore per shkak te dallimeve te thella mbi propozimet e bera. shume vende anetare e mbeshtesin nje rritje te buxhetit, por kontribuesit e medhenj e konsiderojne te papranueshem nje vendim te tille tani ne kohe krize.

“Mendoj se kemi bere perparime, por dyshoj se do te jemi ne gjendje te arrijme nje marreveshje. Te gjitheve do t’u duhet te jene te gatshem per kompromis. e njohim mire njeri tjetrin, e prape them se ka shume gjasa qe te shkojme drejt nje raundi te dyte bisedimesh”, tha Merkel.

Më heret, presidenti i Këshillit Europian Herman van Rompuy qarkulloi propozimin e rishikuar per nje buxhet te ri dhe deklaroi se kompromisin e mendon te mundshem.

“Propozimi qe vura ne tryeze eshte nje buxhet i moderuar, qe i pershtatet kohes. te besh me shume me me pak para, perfshin edhe zgjedhje politike. eshte e dhimbshme edhe atehere kur shkurtimet shperndahen ne menyre te barabarte. duhet te jemi te ndjeshem dhe realiste, por nuk duhet te harrojme se eshte nje buxhet per te gjithe pjesen tjeter te dekades”, theksoi Van Rompuy.

Paralajmerime mbi mundesine e mosarritjes se nje pakti erdhen edhe nga presidenti francez Francos Hollande, qe shtoi megjithate se dhe ne rastin e nje skenari te tillle, nuk duhet konsideruar gjithshka e humbur.

Mbledhja 90 minuteshe e se enjtes u pasua nga nje dite e lodhshme takimesh koke me koke mes Van Rompuyt dhe secilit prej lidereve te bllokut, si dhe diskutime te gjata jozyrtare. Komisioni Europian qe harton ligjet e BE-se, kerkon nje rritje te buxhetit 2007-2013 me 4,8%, por Britania e Madhe ka ngritur zerin e pretendon shkurtime te shpenzimevete cilat te jene ne nje linje me masat anti-krize qe po merren ne nivel kombetar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta