Buxheti i BE-së, dështon samiti i Brukselit

23/11/2012 21:40

Samiti i Brukselit për buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të Bashkimit Europian përfundoi pa një marrëveshje mes 27 vendeve anëtare.

Një korrespondent i “BBC”-së informoi të premten se takimi zgjati më pak nga sa pritej, pasi mospërputhjet ishin të shumta dhe nuk kishte një mënyrë për të zgjidhur çështjen.

Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy deklaroi se kishte besim që marrëveshja do të arrihej në fillimin e vitit të ardhshëm.

Pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në këtë buxhet është shndërruar në një prej pikave më problematike, pasi Londra është shprehur skeptike për pjesëmarrjen në këtë marrëveshje.

Kryeministri Cameron, pati rekomanduar që edhe për buxhetin e ardhshëm të ruhen të njëjtat kuota shpenzimesh, por kjo ide nuk është shumë popullore mes liderave të tjerë.

Mospërputhje ka edhe midis vendeve të pasura, financueset kryesore të buxhetit dhe vendeve ekonomikisht më të pazhvilluara të bllokut, të cilat varen së tepërmi për investime nga investimet e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA