Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Talebanët pakistanezë kanë kërcënuar se do të sulmojnë objektiva indianë
për t’u hakmarrë ndaj ekzekutimit të Mohammad Ajmal Kasab, i vetmi i
mbijetuar i njësisë terroriste përgjegjëse për sulmet në Mumbai në vitin
2008, që shkaktuan vdekjen e 166 personave.
“Kemi vendosur të vëmë në shënjestër objektiva indianë për t’u hakmarrë për vdekjen e Ajmal Kasab”, ka deklaruar zëdhënësi i talebanëve, Ehsanullah Ehsan nga një lokalitet sekret.
Kasab u ekzekutua me varrje një ditë më parë në burgun e Punesë, në Indi, njoftoi Ministria e Brendshme indiane mediat lokale dhe ndërkombëtare.
Presidenti indian Pranab Mukherjee shpërfilli më herët gjatë muajit apelet e shumta të qytetarëve pakistanezë për të falur terroristin.
Sulmi me armë zjarri në Mumbai ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008 dhe zgjati rreth 60 orë, derisa komandot e ushtrisë indiane eleminuan 9 terroristë të armatosur me kallashnikov.
Qasab dhe një bashkëpunëtor e kryen sulmin në stacionin hekurudhor kryesor të qytetit, ku vranë 52 persona dhe plagosën disa të tjerë.
Ai u dënua për vrasje dhe krime të tjera në maj të vitit 2010, ndërsa Gjykata Supreme mbështeti dënimin e tij me vdekje në muajin gusht.
Top Channel