Serbia do ta ndryshojë platformën e saj për Kosovën në disa pika dhe nuk do të ndërpresë bisedimet me Kosovën. Por, ajo nuk do të ndodhet para deputetëve serbë dhe do të shërbejë si pikënisjeje për bisedimet me Kosovën.
Problemet e platformës, në të cilat kërkohet krijimi i një entiteti të veçantë të serbëve të Kosovës, me polici, kompetenca të tjera, struktura ekzekutive, por edhe kthimin e një pjese të Ushtrisë së Serbisë në Kosovë, e kanë bërë atë të pazbatueshme.
Megjithatë, kryeministri Ivica Daçiç ka thënë se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ky dokument paraqet qëndrimet e qeverisë, por edhe të presidentit.
Ndërkohë, Vincent Degert, ambasador i BE-së në Serbi, ka thënë se kjo platformë ka nevojë për disa ndryshime. Kurse analisti, Nenad Gjurgjevic ka theksuar se kjo platformë duket obliguese dhe në këtë mënyrë mund t’u lidhë duart negociatorëve.
Petroviç: Platforma, jashtë realitetit
Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, Sllobodan Petroviç ka deklaruar se platforma serbe për Kosovën është një dokument që nuk përputhet me realitetin dhe që sipas tij duhet ndryshuar.
“Nuk kam pasur mundësi ta shoh këtë dokument, por nga sa kam parë në gazeta mund të them se kjo platformë është jashtë realitetit dhe duhet të ketë vend për ndryshime”, ka thënë Petroviç.
Sipas tij, vetë fakti që dokumenti në fjalë quhet “platformë” tregon se ai nuk është harmonizuar në institucionet e Republikës së Serbisë.
Xhejkobson: Platforma e Serbisë, copë letre
Ambasadorja amerikane në Kosovë Trejsi Xhejkobson ka thënë se platforma e Serbisë, përmes së cilës kërkohet një autonomi për veriun me nivel të lartë të pavarësisë territoriale, është thjesht një shpërqendrim i padobishëm dhe një copë letre.
“Kemi shpresa të mira për të ardhmen. Gjithçka tjetër, siç është edhe kjo platformë që po e përmendni, unë e shoh si shpërqendrim të padobishëm. Më vjen shumë mirë që në deklaratat e qeverisë këtë javë është thënë se qeveria këtu nuk do të lejojë të shpërqendrohet nga një copë letër”, ka thënë Xhejkobson për gazetën “Kosova Sot”.
Top Channel