Sarkozy përballet me akuzat se ka pranuar mijëra euro nga trashëgimtarja e L’Oreal, Liliane Bettencourt, kur garoi për kreun e shtetit 5 vite më parë.
Policia bastisi shtëpinë dhe zyrat e tij në korrik, si pjesë e një hetimi të nisur nga gjykatësi Jean-Michel Gentil.
Sarkozy, i cili humbi imunitetin presidencial në maj, mohon gjithçka. Ai do të shfaqet përpara gjykatësve në qytetin jug-perëndimor të Bordeaux.
Edhe pse ai është tërhequr nga vija e parë e politikës, që prej humbjes ndaj kandidatit socialist, Francois Hollande, Sarkozy raportohet se ka ende ambicie për të garuar në zgjedhjet e 2017-s, sipas korrespondentit të BBC-së.
Rezultati i hetimit do të vendosë nëse ish-presidenti do të bëjë rikthimin e shumëpritur në politikë.
Gjykatësi Gentil po udhëheq hetimet e akuzave se stafi i Bettencourt dha 150 mijë euro cash për ndihmësit e Sarkozy, gjatë fushatës së tij të suksesshme në 2007-n, për t’u zgjedhur president.
Kontributet individuale nëpër fushata, në Francë janë të limituara deri në 4600 euro. Ish-kontabilisti i Bettencourt, Claire Thibout, pohon fushatën e artë të Sarkozy në atë kohë, teksa Eric Woerth, i cili më pas u bë Ministër i Buxhetit, mblodhi të gjitha të ardhurat personalisht.
Top Channel