Ushtria dhe forcat policore sudaneze arritën të zbulonin dhe të parandalonin një tentativë për grusht shteti në Sudan, raportuan të enjten burime zyrtare.
Banorë të kryeqytetit përshkruan për mediat ndërkombëtare se si trupa të shumta ushtarake dhe tanke u vendosën në qendër të Khartumit dhe pranë institucioneve të rëndësishme, gati për të zmbrapsur çdo puç të mundshëm qe ne oret e para te mengjesit.
Televizioni Shtetëror fajësoi forcat e opozitës për organizimin e “trazirave dhe grushtit të shtetit të dështuar”.
Një prej vendeve më të mëdha të Afrikës, me një popullsi prej 30 milionë banorësh dhe rezerva të medha nafte, Sudani është përfshirë në një vorbull disa-mujore protestash, për shkak të rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të nivelit të jetesës në vend, edhe me pare nje prej me te ulteve ne bote.
Aktualisht, vendi është duke vuajtur ende rrjedhoja të rënda ekonomike pas shkëputjes së 1/3 të territorit të tij, në korrik 2011, në shtetin e Sudanit të Jugut.
Një marrëveshje që synonte të rikthente qëndrueshmërinë në vend u firmos në muajin shtator, por palët opozitare pretendojnë se asnjë prej lëshimeve të rënda dakord nuk është respektuar nga shteti.
Top Channel