Një mini-marrëveshje për të shmangur “humnerën fiskale” dhe mbi të gjitha për të evituar rritjen e taksave për 98 për qind të amerikanëve.
Presidenti amerikan Barack Obama shprehet i gatshëm për një marrëveshje të tillë, por propozon edhe një masë të fortë, që Kongresi të aprovojë në 10 ditët e ardhshme një normë që nuk lejon rritjen e kuotave fiskale për shumicën e amerikanëve.
Por propozimi është kritikuar menjëherë nga republikanët. “Obama ka dështuar. Ai nuk paraqiti një zgjidhje për “humnerën fiskale””, ka deklaruar zëdhënësi i Dhomës, John Boehner.
Presidenti e ka prezantuar propozimin e tij pak para nisjes për në Hauai, ku do të qëndrojë për disa ditë, për t’u kthyer pas Krishtlindjeve, kur edhe anëtarët e Dhomës dhe Senatit do të kthehen në punë.
Një minimarrëveshje do të mundësonte mbrojtjen e ekonomisë amerikane të tkurrur nga konsumi, ndërsa pa një marrëveshje amerikanët do të përballen me një rritje të taksave prej 2.200 dollarësh. Kjo do të sjellë pasoja edhe më të rënda mbi konsumin, që përbën dy të tretat e GDP-së amerikane.
“Ekonomia ka filluar të rimëkëmbet. Nuk është momenti për t’i shkaktuar plagë, e sidomos nga vetë Uashingtoni. Nuk ka arsye për të tuteluar amerikanët. Të paktën të merremi vesh për aq sa biem dakord”, tha Obama.
Top Channel