Kosovë, hetim 8 policëve serbë
22/11/2012 00:00
Policia e Kosovës lajmëroi nisjen e procedurave hetimore për tetë anëtarë të saj të ardhur nga komuniteti serb.
Tetë efektivët me kombësi serbe hetohen për refuzim të urdhërave të brendshëm. Ata kanë refuzuar urdhërin e komandantit të tyre për të ndërhyrë ditën e enjte kur punonjës shqiptarë po rindërtonin shtëpitë e tyre tek Kroi i Vitakut.
Shqiptarët u goditën me gurë dhe sende të tjera të forta nga banorët serbë të veriut ndërsa policia nuk ndërhyri.
Lajmi është konfirmuar për Top Channel nga zëdhënsi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti. Ai ka thënë se tashmë Inspektoriati i Policisë së Kosovës do të marrë vendim për këtë cështje.
Top Channel