Kinë, rritet prodhimi industrial

22/11/2012 15:30

Prodhimi industrial në Kinë tregoi shenja të qarta rritje gjatë nëntorit, vërtetoi një e dhënë e përdorur gjerësisht për të matur volumin e këtij sektori ekonimik.

Në studimin e specializuar të përmuajshëm, banka “HSBC” informoi se indeksi industrial 1-mujor i ekonomisë të dytë më të madhe në botë u rrit në 50,4, nga 49,5 që ishte në nëntor.

Indeksi 50 është ai që tregon stanjacion në prodhimin industrial dhe çdo e shifer më e lartë tregon rritje.

Të dhënat përfundimtare për muajin nëntor do të shpallen në datën 1 dhjetor, por ato do të plotësojnë këtë raport dhe nuk do të ndryshojnë indeksin.

”Diçka e tillë konfirmon të dhënat se ekonomia është në rrugën e duhur të rimëkëmbjes dhe po fiton sërisht ritmin e shprehur të rritjes së saj”, deklaroi Hongbin Qu, një prej kryeekonomistëve të “HSBC”-së.

”Megjithatë, ndodhemi ende në fazat e hershme të rimëkëmbjes dhe ekonomia kineze do të vazhdojë të vuajë ndikimin e krizës që po përjetojnë vendet e tjera të zhvilluara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA