Debate për buxhetin e BE

22/11/2012 00:00

Lideret e BE-se nisin në Bruksel bisedimet mbi buxhetin shtate vjecar te bllokut, per te cilin mosmarreveshjet jane te medha.

Nje pjese e drejtuesve te bllokut kerkojne shkurtime qe te shkojne ne nje linje me kursimet e bera nga gjithsecili prej anetareve ne nivel kombetar. vendet e mbeshtetura fuqimisht tek fondet e bashkimit europian, perfshire polonine dhe fqinjet e saj ish komuniste, kerkojne ruajtjen e pragut aktual te shpenzimeve apo mundesisht, edhe rritjen e tij. britania e madhe dhe te tjere kontribues te rendesishem insistojne ne domosdoshmerine e shkurtimeve. ne loje jane plot 973 miliarde euro.

 “Keto jane negociata shume te rendesishme. eshte e qarte se ne kohen ne vendet tona perballemi me vendime shume te veshtira mbi shpenzimet publike, do te ishte krejtesisht e gabuar te hidheshin propozime per shpenzime ekstra brenda bashkimit europian”, tha Kryeministri britanik David Cameron.

Diskutimet ne Bruksel do te vazhdojne edhe te premten apo edhe me gjate se aq. Kreu i komisionit Europian, Barroso u ankua ne fjalimin e mbajtur perpara Parlamentit.

“Askush nuk diskuton cilesine e investimeve, te gjithe flasin vetem per shkurtime, shkurtime, shkurtime”, tha Barroso.

Draft-buxheti i hartuar nga presidenti i Keshillit Europian Herman van Rompuy, i ben shkurtime serioze planit fillestar te Komisionit Europian. Franca kundershton reduktimet e propozuara ne bujqesi, ndersa vendet e Europes Qendrore dhe Lindore jane kunder shkurtimeve ne shpenzimet e kohezionit apo parate e bllokut qe ndihmojne permiresimin e infrastruktures ne rajonet me te varfra. Kancelarja gjermane Angela Merkel thote se nje tjeter samit mund te jete i nevojshem nga fillimi i vitit qe vjen nese takimi i Brukselit mbyllet pa marreveshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA