Mali Tongariro në Zelandën e Re ka shpërthyer sërish. Në muajin gusht vullkani u rikthye në jetë pas një shekulli qetësie dhe tashmë është aktivizuar për here të dytë.
Mali lëshoi një re tymi 2 kilometra të lartë. Nuk ka raportime për dëme në njerëz, por eskursionistët dhe një grup me fëmijë shkolle janë larguar me urgjencë nga parku kombëtar.
Para aktivitetit të gushtit, vullkani kishte shpërthyer për herë të fundit në vitin 1897.
Një komunikatë nga Ministria e Mbrojtjes Civile të Zelandës së Re bën të ditur: “Një aktivitet i vogël vullkanik u regjistrua në malin Tongariro dhe mund të jetë i rrezikshëm për zonat e afërta me kraterin.”
Air Neë Zealand theksoi se nuk do të ketë anulime fluturimesh për shkak të erozionit.
Top Channel