Romney i kthehet normalitetit

21/11/2012 00:00

Kandidati republikan, Mitt Romney, i cili humbi zgjedhjet presidenciale
në Shtetet e Bashkuara, i kthehet përditshmërisë. Ai është fotografuar
gjate ketyre diteve, në La Jolla të Kalifornisë, në një pikë karburanti
ku furnizon makinën.

I shkujdesur dhe i pakrehur, pamje e Romney-t nuk ngjasojne aspak me prezantimin dinjitoz te kandidatit republikan gjate fushates dhe debateve televizive perballe Barak Obames.

Pervec sukseseve; si ish-guvernatori i Massachusetts dhe drejtuesi i Lojerave Olimpike Dimerore te Salt Lake City-t, Mitt Romney do te kujtohet edhe per fjalimin e “dorezimit”- sic e quajten mediat- gjate te cilit, ai pranoi deshtimin dhe fitoren e kundershtarit.

“Kjo është një kohe sfidash te medha per Ameriken, tha ai, dhe lutem qe presidenti te kete sukses ne drejtimin e vendit. Besoja ne Ameriken dhe Popullin amerikan dhe do te kisha dashur ta drejtoja kete vend drejt ndryshimit, por vendi zgjodhi nje udheheqes tjeter”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB