Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga posti i këshilltarit politik të MPB-së, Sedat Gashin, si dhe pezullimin nga puna me pagesë të kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrimin Civil, Blerim Camaj dhe drejtorit të Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.
Në një komunikatë për shtyp thuhet se pezullimi i këshilltarit Gashi është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si këshilltar politik, ndërsa për zyrtarët Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore me stafin.
Këto shkarkime vijnë pas skandalit të pasaportave biometrike për të cilin EULEX ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve një shtetase gjermane. Ata akuzohen se kanë vjedhur 1.4 milionë euro.
E arrestuara Natali Veliaj, punonjëse në firmën nënkontraktuese, akuzon zyrtarë të lart në MPB si të përfshirë në aferën korruptive. Ajo i ka kërkuar EULEX-it statusin e dëshmitares së mbrojtur për të nxjerrë emrat e zyrtarë të kësaj ministrie, të cilëve ajo pretendon se u ka kaluar shuma parash në llogari.
Top Channel