
Shqetesim të madh ka krijuar në Athinë dështimi i samitit të ministrave
të Eurogrupit, ku nuk është rënë dakord për gjetjen e një formule për sa
i përket arritjes së borxhit grek në një nivel të qëndrueshëm në vitet e
ardhshme.
Pas gati 11 orë bisedimesh gjate gjithe nates ku u diskutuan mundësi të panumërta, nga ministrat e Financave, mosmarreveshjet midis FMN dhe BQE nuk kane pasur ndonje fitues, por nje te humbur, Greqine qe ende nuk po merr këstin e ndihmës duke shtuar ankthin dhe dëshpërimin e miliona grekëve.
“Jam pak i zhgënjyer, por duhet të pranoj se çështjet teknike janë të një natyre të tillë të ndërlikuar pasi duhen bere llogaritje të sakta. Kjo do të bëhet në ditët e ardhshme. Ishte e pamundur që të beheshin këto llogaritje në një mënyrë të duhur sonte”, tha kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker.
Kreu i FMN-së Christine Legarde ka kembengulur qe borxhi i Greqisë nuk mund ulet deri ne 120% të PBB-së deri në vitin 2020, ndaj duhet nje reduktim i tij. Por ministri gjerman i Financave i perkrahur nga homologet e Hollandes dhe Finlandes nuk kane pranuar kete zgjidhje dhe as financimin e metejshem te Greqise deri ne vitin 2016,duke çuar bisedimet ne udhekryq. Athina mund te ngushellohet vetem me faktin se per here te pare ka degjuar lavderime ne maksimum per arritjet e saj.
“Ne jemi shumë të impresionuar nga ajo që Greqia ka bërë gjatë javëve të fundit, duke përfshirë edhe ditët e fundit. Greqia ka zbatuar të gjitha prioritete e mëparshme të cilat ju rekomanduan asaj, keshtu qe ajo ka perfunduar detyrimet e saj dhe tani është në dorën tonë për të ofruar”, tha Juncker.
Mosmarreveshja e kreditoreve te Greqise qe kane lene nje takim te ri diten e hene, ka qene kaq e madhe sa per here te pare nuk eshte dhene konference e perbashket shtypi. Megjithese qeveria Samaras eshte perpjekur te rruaje qetesine pas deshtimit te samitit qe do i siguronte vendit financimin per kater vitet e ardhshme, nervoziteti ne radhet e koalicionit qeveritar eshte i dukshem, nderkohe qe çdo dite e me shume rritet euroskepticizmi dhe mosbesimi i qytetareve se pavaresisht nga sakrificat qe po bejne, kriza greke nuk po shkon drejt zgjidhjes.
Top Channel