Afganistan, shpërthim pranë ambasadës amerikane

21/11/2012 15:35

Sulmi ndodhi në orët e para të së mërkurës dhe besohet se qëllimi përfundimtar i atentatorit ishte të arrinte të inflitronte brenda ambasadës, për të shkaktuar sa më shumë dëme.

Megjithatë, pasi u zbulua nga forcat e sigurisë, ai vendosi të aktivizonte brezat me tritol që kishte në trup, duke përfunduar sulmin përpara se të arrestohej.

Përveç ambasadës amerikane, në rrugën ku ndodhi shpërthimi ndodhen edhe selitë e disa organizatave të tjera ndërkombëtare, disa ambasada dhe zyra të autoriteteve vendase.

Sulmet e dhunshme janë në një spirale rritje në Afganistan, me trupat e NATO-s që kanë nisur një tërheqje graduale dhe po i dorëzojnë territorin forcave vendase, shpesh herë të pastërvitura apo të papajisura si duhet.

Në muajin prill, forcat afgane të sigurisë zmprasën tre sulme të njëkohshme të talebanëve në krahina të ndryshme të vendit, që synonin vendosjen e këtyre territoreve nën kontrollin e ekstremistëve islamikë.

Në atë seri sulmesh, u vendosën në shënjestër disa institucione, si Parlamenti Afgan dhe disa ambasada, përfshi atë amerikane, gjermane apo ruse.

Te marten, nje incident, me nje agresor qe u perpoq te hynte brenda ambasades amerikane u regjistrua edhe ne kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA