Disa orë pasi agjensia e vlerësimeve financiare “Moody-s” zhvlerësoi ekonominë franceze, Parisi zyrtar reagoi duke zbehur rëndësinë e këtij veprimi.
”Moody-s” iu bashkua gjigantit tjetër ekonomik, “Standart & Poor”, duke zbritur Francën nga lista e vendeve me vlerësimin më të lartë prej AAA.
Përveç reduktimit, “Moody’s” mbajti negativ parashikimin për të ardhmen, çka do të thotë se Franca mund të përballet me një zhvlerësm të ri nëse situata nuk do të përmirësohet.
”Na gjykoni nga rezultatet dhe jo nga parashikimet”, deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i Financave, Pierre Moscovici.
”Indeksi ynë i kreditimit nuk vendos në dyshim themelet e qëndrueshmme të ekonomisë franceze, as reformat e ndërmarra nga kjo qeveri dhe as aftësinë tonë për të shlyer shpejt borxhin tonë kombëtar. Franca vazhdon të jetë e fortë ekonomikisht. Nuk jemi vetëm vendi i dytë më i fuqishëm në Europë pas Gjermanisë, por njëkohësisht, edhe në gjendjen e sotme, një vend shumë tërheqës për investitorët. Përshembull, bonot tonë të thesarit me interes të shkurtër janë me normë interesi negative (paguan blerësi) dhe kjo do të vazhdojë kështu”, shtoi Moscovici.
Më parë gjatë javës, Parisi zyrtar u inkurajua nga të dhënat ekonomike që treguan se ekonomia ishte rritur në tremujorin korrik-shtator me 0,2%, në një kohë kur parashikohej rënie.
Megjithatë, në 12 muajt e fundit, ekonomia e dytë më e madhe e kontinentit mbetet në stanjacion.
Kjo ishte një prej arsyeve kryesore që bënë “Moody’s” të reduktonte indeksin francez, së bashku me rrezikun e daljes nga Eurozona të Greqisë dhe ekspozimin e bankave në vend nga huatë e këqija që i kanë dhënë vendeve në vështirësi.
Moody’s ul vlerësimin ekonomik të Francës
Borxhi i vendit është reduktuar nga AAA në AA1 dhe ka ruajtur parashikimet negative, gjë që nënkupton se mund të bjerë sërish.
Në një deklaratë, Moody’s fajësoi rrezikun e daljes së Greqisë nga zona e euros, frenimin e rritjes ekonomike dhe shanset që Franca do të duhet të kontribuojë për të shpëtuar vendet e tjera nga falimentimi.
Agjencia rivale e tyre, Standard&Poor e reduktoi vlerësimin ndaj Francës që në janar.
Moody’s tha se shkaku kryesor për këtë reduktim kanë qenë “sfidat e vazhdueshme të strukturave ekonomike” të Francës dhe rreziku që ato ekspozojnë ndaj rritjes ekonomike
dhe arkave të qeverisë.
“Këto përfshijnë ngurtësimin e tregjeve të punës dhe shërbimeve, si dhe nivelet e ulta të inovacionit, gjë që vazhdon të drejtojë Francën drejt humbjeve graduale, por të vazhdueshme, sa i përket konkurueshmërisë dhe erozionin gradual të industrisë së saj, të bazuar tek eksportet”, njoftoi Moody’s.
Top Channel