Qeveria spanjolle do t’u japë lejen e qëndrimit të huajve që do të blejnë një shtëpi në Spanjë për një import mbi 160 mijë euro.
Masa në fjalë, që po studiohet nga ekzekutivi, është njoftuar të martën nga sekretari i Shtetit për Tregtinë, Jaime Garcia Legaz, në Madrid.
Zyrtari ka siguruar se iniciativa i drejtohet kryesisht tregut rus dhe atij kinez, të cilët kanë shprehur disa herë interesa për blerjen e banesave në Spanjë.
Sipas njoftimit të Garcia Legaz, ndryshimi normativ do të bëhet ekzekutiv në javën e ardhshme. Me këtë masë, qeveria e Mariano Rajoy synon të mbështesë kërkesën e jashtme për shtëpi, në një moment kur kërkesa kombëtare është paralizuar nga reçesioni.
Që nga rënia e krizës mbi pasuritë e paluajtshme, në vitin 2007, qeveritë spanjolle nuk kanë arritur të përmirësojnë efektet e spekulimit ndërtimor, me një stok tepër të madh banesash boshe, me kreditë e pashlyera dhe një borxh privat ndër më të lartët në botë.
Mbi normativën e modifikuar, për t’u dhënë lejen e qëndrimit blerësve të huaj, ministrat e Ekonomisë, Punës, Infrastrukturës, i Brendshëm dhe i Jashtëm punojnë që prej pranëverës së kaluar.
Një iniciativë analoge është realizuar në irlandë dhe Portugali, vende të cilat kanë bërë kërkesë për një fond shpëtimi nga ana e trojkës.
Top Channel