“Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore, anulime fluturimesh dhe rekomandime për të kufizuar udhëtimet
Ish-kreu i zyrës së komunikimit në kabinetin e kryeministri Cameron Andy Coulson dhe ish-drejtoresha ekzekutive e News International, Rebekah Brooks akuzohen për korrupsion dhe dhënie rryshfetesh për punonjës publikë dhe zyrtarë të policisë.
Brooks dhe Coulson janë të përfshirë në skandalin e News Of The World që shpërtheu vitin e kaluar. Gazeta legjendare britanike ishte përfshirë në përgjime të paligjshme për sigurimin e informacionit.
Prokurorët britanikë ngritën akuzat për 5 persona të përfshirë në këtë skandal ku vec ish-drejtoreshës së Neës International janë edhe gazetarët Clive Goodman dhe John Kay si dhe punonjësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Bettina Jordan Barber.
Coulson dhe Goodman akuzohen për konspiraci dhe autorizim të pagesave të paligjshme për zyrtarë të policisë dhe punonjës të tjerë publikë me qëllim përfitimin e informacioneve sekrete apo përgjimin e telefonatave, përfshirë këtu edhe atë të familjes mbretërore.
Top Channel