San Francisco i thotë “stop” nudizmit

20/11/2012 04:48

Propozimi do ta bëjë të jashtëligjshme, për cilindo mbi moshën 5-vjeçare, “ekspozimin e organeve gjenitale, të tij apo të saj, apo të pjesëve rreth tyre” në vende publike.

Përjashtime mund të bëhen për panaire apo ngjarje të caktuara rruge.

Një gjykatë federale nga ngritur tashmë propozimin e argumentuar, i cili shkel të drejtat e fjalës së lirë.

Plani urdhërues vjen pas shqetësimeve dhe ankesave mbi rritjen e numrit të meshkujve të zhveshur, që mblidhen shpesh nëpër sheshe publike të qytetit të distriktit të Castro-s, qendër e komunitetit homoseksual.

Më herët, qyteti miratoi një ligj që kërkonte vendosjen e një copë lecke para organeve gjenitale të një nudisti, kur gjendej në një vend publik, por pas miratimit të tij, u rrit numri i burrave të zhveshur që dilnin nëpër sheshe.

Nuk mendoj se të shohim disa meshkuj të zhveshur në 7 ditë të javës, nëpër rrugët e Castro-s dhe Market Street, është ajo për të cilën lufton San Francisco”, tha supervizori i distriktit, Scott Wiener. “Mendoj se është thjesht një karikaturë e San Francisco-s”.

Shkelja e parë mund të dënohet me një gjobë deri në 100 dollarë, por prokurorët mund të penalizojnë shkelësit deri në 500 dollarë e deri në 1 vit burgim.

Javën e kaluar, mbi 20 persona u zhveshën përpara godinës së bashkisë së San Francisco-s, në shenjë proteste ndaj këtij propozimi.

Një nga demostruesit, McCray Winpsett, 37 vjeç, tha për Associated Press dhe ky vendim i ka kaluar kufijtë, duke minuar traditën, që e sheh San Francisco-n “si një vend të çuditshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA