Poloni, shmanget atentati ndaj krerëve të shtetit

20/11/2012 15:30

Prokurorët polakë lajmëruan të martën se arrestuan një person, i cili po planifikonte një atentat ndaj presidentit, kryeministrit dhe ministrave të kabinetit.

45-vjeçari, një kërkues akademik, dyshohet se po planifikonte të shpërthente katër tonë eksplozivë në një automjet, të parkuar përkrah parlamentit, gjatë mbajtjes së debatit për buxhetin e shtetit.

Sipas së përditshmes “Wiadomosci”, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, rrezikon deri pesë vite burgim, nëse do të shpallet fajtor për akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist.

Së bashku me të, edhe dy persona të tjerë u arrestuan për armëmbajtje pa leje të armëve luftarake.

Sipas të dhënave, rrjeti në fjalë u zbulua pasi dy bashkëpunëtorët ranë në dy duke u përpjekur që të siguronin pajisje, që do të përdoreshin si telekomanda për shpërthimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA