Moody’s ul vlerësimin ekonomik të Francës

20/11/2012 04:22

Borxhi i vendit është reduktuar nga AAA në AA1 dhe ka ruajtur parashikimet negative, gjë që nënkupton se mund të bjerë sërish.

Në një deklaratë, Moody’s fajësoi rrezikun e daljes së Greqisë nga zona e euros, frenimin e rritjes ekonomike dhe shanset që Franca do të duhet të kontribuojë për të shpëtuar vendet e tjera nga falimentimi.

Agjencia rivale e tyre, Standard&Poor e reduktoi vlerësimin ndaj Francës që në janar.

Moody’s tha se shkaku kryesor për këtë reduktim kanë qenë “sfidat e vazhdueshme të strukturave ekonomike” të Francës dhe rreziku që ato ekspozojnë ndaj rritjes ekonomike dhe arkave të qeverisë.

“Këto përfshijnë ngurtësimin e tregjeve të punës dhe shërbimeve, si dhe nivelet e ulta të inovacionit, gjë që vazhdon të drejtojë Francën drejt humbjeve graduale, por të vazhdueshme, sa i përket konkurueshmërisë dhe erozionin gradual të industrisë së saj, të bazuar tek eksportet”, njoftoi Moody’s.

Ministri i Financave të Francës, Pierre Moscovici, tha se reduktimi është thjesht një motivim për të ndjekur reformat strukturore.

Ai fajësoi gjithashtu rënien e menaxhimit ekonomik të qeverive paraardhëse, duke shtuar se Franca është ende e vendosur për të shkurtuar defiçitin publik në 3% të GDP-së, vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA