Një agresor i panjohur u arrestua pasi ndërmori një sulm ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.
I arrestuari tentoi të kalonte perimetrin e sigurisë me një thikë dhe sopatë në dorë, ndërsa në tentativë për të ndaluar, një prej rojeve mbeti i plagosur.
Punonjësit e sigurisë hapën zjarr paralajmërues, përpara se agresori të arrestohej.
Një zëdhënës i policisë izraelite saktësoi se nga të dhënat e para, nuk duket se mashkulli, në të 40-tat, të ishte i motivuar politikisht.
Situata e nderë në Rripin e Gazës, me bombardimet që vazhdojnë dhe Izraelin që është bërë gati të pushtojë territorin palestinez ka rritur pasigurinë në rajon, duke bërë që ambasadat dhe diplomatët e saj të rrisin masat e sigurisë.
Top Channel