Cope, një aleat i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, mori 50,03% të votave, duke mposhtur kryeministrin Francois Fillon, që mori 49,97% të votave, me vetëm 98 vota diferencë. Rezultati përfundimtar u shty për më shumë se 24 orë.
Cope, sekretar i përgjithshëm i UMP-së, është pjesë e krahut të djathtë të partisë, ndërsa Fillon shihej më shumë si pjesë e qendrës.
Liderët e partisë nxitën dy kandidatët t’i jepnin fund betejës së fjalëve, duke paralajmëruar se UMP ishte dëmtuar shumë prej tyre.
Cope, 48 vjeç, tha se kishte telefonuar Fillon, 58 vjeç, për t’i kërkuar atij të bashkohet në zemrën e partisë UMP “sepse kundërshtarët e tyre ishin pjesë e krahut të majtë të partisë”.
“Duart dhe krahët e mi janë gjerësisht të hapura”, tha ai për mbështetësit, pas shpalljes së rezultateve. “Ishte mëse e kuptueshme, që do t’i telefonoja Francois Fillon këtë mbrëmje dhe që do t’i kërkoja të bashkohej me mua”.
Fillon, duke folur pas fitores së rivalit të tij, përmendi “shumë parregullsi” në proçesin elektoral, por nuk guxoi të mos njihte rezultatin. Ai paralajmëroi gjithashtu për një ndarje të thellë në UMP.
“Ajo që më shqetëson mua është përçarja në zemrën e kampit tonë politik, një frakturë politike dhe morale”, tha ai.
Sondazhet paraprake i kishin dhënë vazhdimisht avantazhin Fillon, por rezultatet e para gjatë së dielës treguan një kryesim të lehtë për Cope.
UMP-ja mbajti Presidencën e Francës për 17vite, deri në maj, kur kandidati socialist, Francois Hollande, mposhti Sarkozy-në, i cili kërkonte një mandat të dytë.
Dy kandidatët kanë vizione të ndryshme për drejtimin e partisë.
Top Channel