Clinton niset në Lindjen e Mesme

20/11/2012 20:10

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u nis drejt Lindjes se Mesme per nje turne qe e çon ne Jeruzalem, Ramallah e Kajro pikerisht ne kohen kur konflikti palestinezo-izraelit ka hyre ne diten e shtate.

Mediat amerikane raportojne se shefja e diplomacise do te zhvilloje bisedime urgjente me zyrare te te dyja paleve ne perpjekje per t’i dhene fund krizes ne Gaza.

Kombet e Bashkuar, nderkohe paralajmeruan mbi rrezikun e nje operacioni ushtarak tokesor te shtetit hebre. Ne Gaza, lidera te xhihadit islamik dhe zyrtare te Hamasit thane per agjensine e lajmeve “Reuters” se armepushimi ne parim eshte arritur, por Izraeli po e vonon qellimisht zbatimin e tij.

“Mund te kete shume shpejt nje njoftim per arritjen e armepushimit. Ndoshta pushimzjarri do te nise qe sot ne 21.00 me oren lokale, por armiku sionist e vonoi qellimisht shpalljen e tij sepse ka vendosur te vrase grate dhe femijet tane. Pasi te arrihet armepushimi, bota duhet t`i marre ata qe drejtuan sulmet e t`i coje ne gjykatat nderkombetare”, deklaroi Khaber Habib, drejtues i xhihadit islamik.

“Do te kete nje njoftim zyrtar gjate oreve ne vijim per fitoren e rezietences palestineze. Ky njoftim do te vulose fundin e luften kriminale ne Gaza. Eshte nje mesim per pushtuesit qe te mos guxojne me kurre te ndermarrin veprime idiote kunder palestinezeve”, shtoi Favzi Barhoum, zëdhënës i “Hamas”-it.  

Nga zyrtaret amerikane mberrin konfirmimi se Clintoni nuk do te takohet me perfaqesues te Hamasit.

Arsyeja e nje vendimi te tille eshte se Uashingtoni konsideron se organizata islamike qe kontrollon Rripin e Gazes, nuk ka hequr dore nga terrorizmi e kembengul te mos e njohe te drejten e Izraelit per ekzistence.

Deri tani, diplomacia nuk ka patur sukses për t’i dhënë fund sulmeve dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së që u takua mbërmë vonë, nuk arriti një marrëveshje.

Edhe sot në qytetin Gazës u pa të dilte tym në horizont, ndërsa Izraeli e çon më tej fushatën kundër militantëve të Hamasit, të cilët hedhin raketa në drejtim të Izraelit.
Shtëpia e Bardhë sqaroi se udhetimi i klintonit në Lindjen e Mesme do të përqëndrohet tek interesi i Shteteve të Bashkuara, për t’i dhënë konfliktit një zgjidhje paqësore dhe afatgjate.

Sipas zyrtarëve, numri i të vrarëve në konflikt ka arritur në 100 palestinezë të vrarë dhe tre izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA