Policia doganore bullgare ka sekuestruar të martën 21 kilogramë heroinë, në pikën kufitare bullgaro-turke Kapitan Andreevo.

Droga, e ndarë në 21 pako, ishte fshehur në sediljet e pasme të një makine me targa bullgare, që vinte nga Turqia, bëjnë të ditur mediat lokale.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit, një shtetas bullgar i moshës 25 vjeç është arrestuar nga forcat e policisë.

Ende nuk dihet nëse sekuestrimi i sotëm ishte pjesë e ndonjë operacioni të policisë, apo pasojë e ndonjë spiunimi të korrierit nga grupe kriminale rivale.

Bullgaria, në rajonin e Ballkanit, është vendi tranzit kryesor i drogës që nga lindja kalon drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Edhe pse prej pak vitesh është anëtar i Bashkimit Evropian, Bullgaria vazhdon të ketë një nivel të lartë kriminaliteti të organizuar dhe korrupsioni, që mundëson depërtimin e parave të pista në sistemet shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA