Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Një shpërthim është regjistruar disa minuta pas mesnate në rrugën
“Mbreti Petër” në Zveçan, ndërsa një lokal dhe dy automjete civile kanë
pësuar dëme materiale njofton policia e Mitrovices.
Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policorë mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së ankuesit, ka shkaktuar dëme materiale në vitrinën e lokalit, përkatësisht xhamat e thyera të lokalit si dhe dëme sipërfaqësore mbi dy automjete private të parkuara në afërsi të vendit të shpërthimit.Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ekspertët e njësisë për trajtim të mjeteve të improvizuara eksploduese të Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, në bazë të vlerësimeve preliminare kanë konstatuar se shpërthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i një granate dore, e tipit “M-75” prodhim jugosllav.
Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e këtij akti kriminal derisa kryesit e mundshëm deri në këtë moment mbesin ende të panjohur.Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori publik i prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar.
Top Channel