Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, deklaroi të hënën se do të kërkojë këshillën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve mbi Kosovën.

Nikoliç deklaroi se do të pyesë akademikët vendas për të përcaktuar se si Beogradi zyrtar mund të përballet me çështjen kosovare.

“Akademikët jaën patriotë të përgjegjshëm serbë, të cilët mund të shohin përtej njerëzve të zakonshëm dhe mendimi juaj do të jetë shumë i vlefshëm”, deklaroi Nikolic, në një takim shkencor gjatë së hënës.

Duke komentuar deklaratën e presidentit, presidenti i Akademisë Serbe, Nikola Hajdin, u shpreh se anëtarët e saj janë të gatshëm të japin këshilla mbi çështjen e Kosovës, por theksoi se në fund vendimet mund të merren vetëm prej politikanëve.

“AKademia nuk do të arrijë përfundime apo të japë rekomandime. Ajo as nuk mund të ketë një qëndrim unanim ndaj Kosovës, por mund të ofrojë një seri analizash eksperte”, shtoi Hajdin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA