Obama në Mianmar, nxit proceset demokratizuese

19/11/2012 00:00

Barak Obama është i pari President i Shteteve të Bashkuara që viziton Mianmarin, vend qe ndodhet në Juglindje te Azisë.

“Deshira per ndryshim eshte permbushur permes reformave- tha ai- dhe nenvizoi se ndodhej kete vend, per t’i “dhene doren e miqesise” popullit te tij.Mijera njerez kishin dale ne rruget e Jangunit, ish-kryeqytetit te Birmanise, per te pritur shefin e Shtepise se Bardhe, qe shoqerohej edhe nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ai qendroi per gjashte ore ne Mianmar dhe nuk ndaloi ne Nai Pi Tau, kryeqytetin e vendit. Obama bisedoi me presidentin Tein Sein dhe me udheheqesen e levizjes demokratike, Aung San Su Ki, ne shtepine e saj ku qendroi disa vjet e izoluar ne arrest shtepi. Ajo falenderoi presidentin amerikan per mbeshtetjen por paralajmeroi per kohe te veshtira.

Ai mbajti nje fjalimi në Universitetin e Rangun – zemren e protestave pro-demokratike ne vitin 1988 qe u shtypen nga rregjimi ushtarak. Duke iu drejtuar studenteve ai tha se Amerika do te ndihmoje ekonomine e vendit dhe do te jete nje partner ne rrugen per te ecur perpara. Ai rikujtoi nje pjese te fjalimit te tij te vitit 2009, pas betimit si president se “Shtetet e Bashkuara do t’i shtrinje doren cdo vend qe do te hape grushtin e tij”. Ja ku jam – tha ai- per te mbajtur premtimin tim”.

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se tensionet ne shtetin Rakine duhet te shihen  me vemendje. Ai beri thirrje per ndalimin e konfliktit mes myslimaneve dhe budsiteve, qe numeron mbi 100 mije te shperngulur. Ata jane kryesisht myslimane Rohingias, pa shtet dhe perballen me diskriminim ne Mianmar.

Vizita e Presidentit te ShBA-se synon te deshmoje mbeshtetjen per reformat e ndermarra nga qeveria e vendit, prej fundit te juntes ushtarake ne vitin 2010. Per shume aktiviste vizita eshte pak e nxitur; prapa hekurave ka ende te burgosur politike dhe konfliktet etnike ne zonat kufitare jane ende te pazgjidhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB