Kreditë problematike në bankat spanjolle regjistruan një rekord të ri në shtator, ndërsa kolapsi i sistemit imobiliar në vend vazhdon të godasë fuqimisht ekonominë.
Borxhet e këqija, shumica borxhe për blerjen e shtëpive apo pronave të patundshme, arritën rekordin e 182 miliardë eurove ose 10,7% të aseteve të përgjithshme të bankave.
Më parë gjatë nëntorit, Madridi zyrtar shpalli një bllokim 2-vjeçar të sekuestrimit të shtëpive, për shkak të mospagimit të borxheve, për t’i ardhur në ndihmë klasës më të goditur nga kriza ekonomike.
Ndërkohë, prodhimi industrial pësoi një rënie të fortë edhe në Itali, treguan të dhënat të publikuara në mënyrë të pavarur të hënën.
Numri total i prodhimit të shtatorit ra me 12,8% nga i njëjti muaj i vitit paraardhës, duke regjistruar një kontraktim prej 4% në krahasim me gushtin.
Këto të dhëna sugjerojnë se rënia ekonomike në Itali mund të jetë më e madhe nga parashikimet, pas një stabilizimi relativ gjatë muajve të verës.
Top Channel