Heroi kombetar Isa Boletini i kthehet Mitrovicës në bronz. Shtatorja e heroit do të zbulohet më datë 24 nëntor. Por ajo që ende nuk dihet është se kur do ta ketë një varr Isa Boletini.

Burime zyrtare të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur për Top Channel se janë shfaqur ndërlikime në rezultatet e analizave të ADN-së.

Po kështu, zyrtare të lartë nga qeveria e presidenca kosovare kanë bërë të ditur se në axhendën e aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë nuk ekziston rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në fshatin e tij, për shkak të rezultatit të analizave të ADN-së, i cili mund të jetë negativ.

Mostrat e eshtrave të trupit që mendohet se i takojnë Isa Boletinit bashkë me mostrat e familjarëve të gjallë të heroit ndodhen prej muajsh në laboratorin e Antropoligjisë Molekulare të Universitetit të Strasburgut, prej nga edhe pritet përgjigjia përfundimtare.

Ndërsa shtatorja e Isa Boletinit u vendos në qendër të Mitrovicës, shumë pranë urës kryesore që ndan qytetin, kthimi i eshtrave të tij në Boletin, pranë manastirit të Sokolicës, i shpallur si zonë e mbrojtur serbe, duket se nuk do të mund të ndodhë.

Në fakt komuna e Mitrovicës është përkujdesur për shumë kohë per eshtrat që mendohet se i takojnë Isa Boletinit. Prej kohësh kreytari i saj ka paralajmëruar ceremoninë e rrivarrimit më datë 24 nëntor në Boletin.

Nga deklarata e tij bërë këtë të hënë kuptojmë se më 24 nëntor nuk do të ketë aktivitet tjetër përveç shpalosjes së shtatores. Për momentin bashkatdhetarëve të tij u duhet të mjaftohen me këtë shtatore që erdhi nga Durrësi.

Skulptura është e lartë 3.54 metra, e rëndë rreth 1.2 ton, ndërsa në duar mban flamurin. Isa Boletini u vra në Podgoricë më 1916-ën në Podgoricë. Eshtrat e tij, të cilat po i nënshtrohen analizave, u kthyen në Kosovë në vitin 1998.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA