“Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore, anulime fluturimesh dhe rekomandime për të kufizuar udhëtimet Votimi për të përcaktuar se kush do të udhëheqë partinë më të madhe franceze në opozitë, “UMP”-në e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, ka përçarë te djathten dhe ka krijuar një konflikt të thelle, pasi të dy rivalët shpallën fitoren e tyre mesgjesin e se henes.
Vetëm disa dhjetëra vota ndajnë kandidatin e djathtë, Jean-Francois Cope nga ish-kryeministri Francois Fillon dhe secili prej tyre, akuzon tjetrin për parregullsi dhe manipulime.
Rezultati përfundimtar pritet që të shpallet vetëm të hënën në mbrëmje, por sipas opinionistëve, reputacioni i “UMP”-së është dëmtuar përfundimisht, ndërsa nga brenda opozitës i është kërkuar dy figurave influenciale që të përfundojnë betejën e tyre të fjalëve.
Në këtë situatë, ish-ministri i Jashtëm, Alain Juppe, i bëri thirrje kandidatëve që të pranojnë rezultatin dhe të ruajnë qetësinë për hir të së djathtës franceze.
Situata konfliktuale u krijua kur mesnatën midis të dielës dhe të hënës, Cope shpalli fitoren e tij, pa pritur numërimin e të gjithëve votave, në momentin kur kishte një avantazh të lehtë.
Fillon, i cili nga sondazhet pritet të fitonte pa probleme, u kundërpërgjigj duke thënë edhe ai se kishte fituar dhe duke akuzuar kryetarin e partisë për manipulim.
Nëse kriza brenda partisë më të madhe opozitare do të thellohet, rrezikohet seriozisht përçarja e së djathtës, sidomos duke pasur parasysh që “UMP” u krijua vetëm përpara dhjetë vitesh, si rezultatin i bashkimit që Presidenti Jacques Chirac realizoi midis disa fraksioneve të ndryshme të së djathtës, në një parti të vetme.
Top Channel