
Punonjësit e një kompanie private kanë protestuar përpara Ministrisë së
Ekonomisë, për një vendim sipas tyre të padrejtë, i cili i heq lejen
lejen minerare për shfrytëzimin e mbetjeve teknologjike të Kombinatit
Metalurgjik në Elbasan, per t’ia dhene nje kompanie tjeter.
“Leja është marrë konform ligjit. Në fund të korrikut Ministria e Ekonomisë nisi procedurat për revokimin e kësaj leje dhe në shtator është revokuar. Çështja momentalisht është në gjykatë, çuditërisht Ministria e Ekonomisë me një nxitim vazhdon procedurat për ta nxjerrë në ankand dhe sot kanë njoftuar disa firma për këtë”, thotë Aleksandër Binjaku, administrator i kompanisë.
Administratori thotë se ky veprim sipas tij arbitrar i Ministrisë së Ekonomisë përveçse çon dëm investimin 2 milionë dollarësh i shkakton kompanisë humbje të tjera të mëdha.
Ministria ka shpallur nje ankand te ri edhe pse çështja eshte ne gjykate dhe përfaqësuesit e shoqërisë i bëjnë thirrje Ministrisë, por edhe Qeverisë që të anulojë ankandin dhe të presë vendimin e gjykatës për këtë çështje.
Top Channel