Levizja Vetëvendosje nuk dorëzohet nga kërkesa për largimin e qeverisë se kryeministrit Thaçi, por për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka një kërkesë tjetër.

”Rexhepi duhet të shkarkohet menjëherë. Duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht për shpërdorimet e Ministrisë”, deklaroi Shpend Ahmeti, nënkryetar i “Vetëvendosjes”.

Deputeti Rexhep Selimi dhe Ahmeti rikujtuan, sipas tyre, skandalet  neper te cilat ka kaluar Ministria e Puneve te Brendshme gjate kohes se Rexhepit.

”Një milion euro keqpërdorime për municion dhe armatim. Në policinë e Kosovës vidhet nga dëshmitë e mbajtura si provë materiale, me më shumë se 50 kg kokainë të vjedhur dhe euro në valutë. Gjithashtu, përfshihen një numër i madh dosjesh të zhdukura. Tenderi për furnizimin me targa të automjeteve, Ministria e Punëve të Brendshme ia dha kompanisë që kishte ofertën 300 mijë euro më të shtrenjtë, se sa ofertuesi i dytë. Raporti i autiditmit, drafti i parë që është bërë për vitin 2011, vetëm për një vit, dokumenton keqpërdorime dhe parregullsi në pothuajse çdo tender të realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, vazhdoi denoncimin e tij nënkryetari i “Vetëvendosjes”.

Hetimi per tenderin e pasaportave biometrike ku dyshohet se jane keqperdorur 1.4 milione euro eshte padyshim pjese e listes se “Vetevendosjes”.

Deputeti Rexhep Selimi, nderkaq permendi arrestimin e policeve te Kosoves nga xhandarmeria e Serbise.

Ministri Bajram Rexhepi, sipas Selimit, fatkeqesisht sherben si “leternjoftim” i qeverise se Kosoves dhe kryeministrit Hashim Thaçi, pasi ai asnjehere nuk u eshte pergjigjur kerkesave per shkarkimin e Rexhepit.  

Selimi u ndal te aksioni i 25 korrikut i policise ne veri te Kosoves. Ai e quajti kete aksion nje ndermarrje politike dhe jo operative dhe sipas tij aksioni ka qene i planifikuar qe te deshtojë.

Vetevendosje, ne kete rast ftoi Komisionin Europian dhe miqte nderkombetar qe te deklarohen rreth skandaleve të fundit në Ministri, duke ditur përkushtimin e tyre për ndërtimin e suksesshëm të shtetit të Kosovës dhe mos-hezitimin që të deklarohen se çka është mirë e çka është keq për shtetin tonë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA