Nagip Taipi është gazetar dhe artist nga Bujanoci. Mundësitë e tij, ashtu sikurse të shumë bashkëvendësve, janë të vogla për ta festuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Për ta, qyteti simbol i shqiptarëve, Vlora, është i largët dhe i shtrenjtë. Atyre në këtë përvjetor jo gjithçka u duket një kopsht me lule. Taipi ka vendosur ta bëjë në miniaturë shtëpinë e Pavarësisë, ndonëse kurrë nuk ka qenë në Vlorë.

Ai në dimër pati realizuar edhe New Born-in e Prishtinës nga dëbora, kurse tani për një ditë shtëpinë do ta vendosë në sheshin e Bujanocit për t’i dhënë një mesazh politikave shqiptare dhe lokale kundrejt qytetarëve.

“Për 28 nëntor liderët e Luginës së Preshevës do të jenë në Vlorë, ndërsa unë me këtë vepër dua që Vlorën t’ia sjell këtu shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson Taipi.

Pavarësia për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një nocion ngatërresash që shkakton konflikte me Serbinë. Kurse Shqipëria, politikisht mbetet dashuri e njëanshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA