Përplasja Merkel-Putin

18/11/2012 10:30

“Një përplasje akujsh” u cilësua takimi mes Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një forumi biznesi në Rusi.

Ky i fundit u irritua së tepërmi kur Merkel e pyeti për dënimin e vajzave te grupit “Pussy Riot” me dy vjet burg.

Kancelarja gjermane u tha të pranishmeve: “A është e nevojshme të çosh dy vajza në burg, nuk e di por në Gjermani nuk do të ishte ky rasti”.

Presidenti Putin iu kundërpërgjigj: “Kancelarja gjermane i referohet vajzave që ndodhen ne burg për shfaqjen e tyre në kishe. A di ajo se njëra prej tyre kishte marrë manekinin e një hebraiku dhe thërriste të çlirojmë Moskën prej tyre. Ne nuk mund të lejojmë qëndrime të tilla antisemite. Duhet ta keni parasysh këtë”.

Merkel është udhëheqesja e parë perëndimore që takon Putinin pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 4 Marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA